Dje, Juventusi zyrtarizoi transferimin e Alvaro Moratas.
I pyetur nga faqja zyrtare e klubit italian , sulmuesi tha:
'Është një ndjenjë e bukur të kthehem këtu. Unë kam qenë gjithmonë i lidhur me Torinon dhe jam i lumtur. Mezi pres të luaj me shokët e mi të skuadrës.
Epoka e parë ishte e shkëlqyer, por tani jam i bindur se jam një lojtar më i mirë dhe se jam rritur në shumë aspekte të jetës sime. Jam i sigurt se do të jetë një udhëtim tjetër i shkëlqyeshëm'.
Pastaj, Morata shtoi:
'Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për Juventusin. Është një klub i madh, një ekip i madh dhe një familje e madhe. Kur je në një vend ku ndihesh si në shtëpi, është gjithmonë mirë të kthehesh'.
ani i takon, Moratas ta tregojë në fushë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: