Skuadra e Dritës është nisur drejt Polonisë gjatë ditës së sotme.
Kampionia e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen kundër Legia Warszawa të enjten në orën 20:30, në kuadër të turit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës.
Megjithëse vendasit janë favorit absolut, Drita me lojën e treguar ndaj Sileksit, mund të shkaktojë befasinë e radhës.
Skuadra kosovare mund të shfrytëzojë edhe problemet e fundit që ndodhën me kampionin polak, pasi shkarkuan trajnerin dhe emëruan një të ri brenda pak ditëve.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të takohet me ekipin azer Qarabag në sfidën vendimtare për t’u kualifikuar në fazën e grupeve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: