Tottenham ‘shkatërron’ Southampton, shkëlqen dyshja Kane - Son

Tottenham ‘shkatërron’ Southampton, shkëlqen dyshja Kane - Son

15:29, 20/09/2020

Pasi u mposhtë nga  Everton në debutimin e tyre në Premier League, Tottenham dëshironte të rikthehej te fitorja. Dhe djemtë e Jose Mourinho ia arritën, pasi mposhtën Southampton me rezultatin 2-5 në transfertë.

Një ndeshje mjaftë e mirë e lojtarëve të Tottenham, ku ra në sy performanca e dyshes Harry Kane - Son Heung-min.

4 gola nga koreani dhe 4 asiste dhe 1 gol nga anglezi. Son shënoi në minutat 45, 47, 64 dhe 73 me Kane që dha të gjitha pasimet kyçe për gol. Në fundin e ndeshjes Ings shënoi nga penalltia për vendasit, por ky gol vlen thjesht për statistika. Kujtojmë se Tottenhami luan të enjten ndeshjen për raundin e tretë të kualifikuesve kundër Shkëndijes së Tetovës në Europa Ligë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco