Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Klubet e Superiores zbresin sot në fushë, por për të protestuar

Klubet e Superiores zbresin sot në fushë, por për të protestuar

12:14, 19/09/2020

Superliga ditën e sotme do të luante ndeshjet e javës së dytë në kampionat, por topi është ndalur prej disa ditësh dhe sezoni i ri ende nuk ka startuar.

Liga Profesioniste i ka dërguar qeverisë një listë me 4 kërkesa dhe po pret për plotësimin e tyre.

Dhe duke parë situatën, sot është vendosur që të gjithë skuadrat të zbresin në fushë në orën 16:00, ashtu siç e parashikonte edhe kalendari i javës së dytë, megjithatë këtë herë jo për të luajtur futboll, por për të protestuar

Liga ka konfirmuar se gjithçka do të përngjajë me organizimin e ndeshjes, ku skuadrat do të udhëtojnë sipas kalendarit të përcaktuar dhe do të zbresin në fushë, teksa kapitenët do të lexojnë edhe nga një deklaratë që konfirmon bojkotin.

E ndërkohë që futbolli është ndalur, zgjidhja për situatën e krijuar nuk duket ende në horizont, pasi Liga e Profesioniste këmbëngul në plotësimin e 4 kërkesave dhe pranon të ulet në tryezë për bisedime vetëm me qeverinë shqiptare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco