Tirana ëndërron milionat, shihni sa mund të përfitojnë bardheblutë në Europa League

Tirana ëndërron milionat, shihni sa mund të përfitojnë bardheblutë në Europa League

16:46, 18/09/2020

Tirana ka shansin e artë të kualifikohet në grupet e Europa League. Bardheblutë luajnë përballë zvicerianëve të Young Boys dhe nëse ia dalin të kualifikohen në grupet e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian do të grumbullojnë më shumë se 3-4 milionë euro fitime nga pjesëmarrja.

Janë shumë komponentë që e çojnë Tiranën shumë lart në të ardhura, gjithmonë nëse kalon në fazën e grupeve të Europa League e ndalet atje.

Tirana deri tani që flasim ka të sigurta 920 000 euro, ndërsa mbetet për t’u parë nëse në “play off” do të grumbullojë 1.22 milionë euro apo do të marrë fondin prej 2.92 milionë eurosh. Nëse do të kualifikohet, sigurisht që do të marrë 2.92 milionë euro, ndërsa nëse eliminohet nga “play off”-i, atëherë shuma e fituar vetëm nga fondi i solidaritetit është 1.22 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco