Laçi - Hapoel Beer Sheva/ Cungu shpreson tek mrekullia: Kemi ambicie për të kaluar turin!

Laçi - Hapoel Beer Sheva/ Cungu shpreson tek mrekullia: Kemi ambicie për të kaluar turin!

10:32, 17/09/2020

Armando Cungu shpreson që laçi të bëjë mrekullinë duke u kualifikuar ndaj izraelitëve të Hapoel Beer Sheva në Europa League.

Cungu e pranoi se për bardhezinjtë do të ishte më mirë që kjo ndeshje të luhej në Laç dhe jo në Elbasan Arena, ndërsa vlerësoi maksimalisht edhe skuadrën kundërshtare.

SITUATA – “Në përgjithësi, situata është e mirë. Kemi disa shqetësime të vogla fizike sa i përket ndonjë individi të caktuar. Ka pasur ngarkesë për sa i përket ndeshjeve dhe intensitetit. E kam fjalë për lojtarët të cilët kanë marrë pjesë edhe te Shpresat. Megjithatë, pjesa dërmuese është e shëndoshë”.

ELBASAN ARENA – “Nuk më pëlqen të them që është minus fakti që nuk do të luajmë në Laç. Nuk është njësoj si të luash në shtëpinë tënde, pavarësisht se jemi në Shqipëri. Stadiumi i Elbasanit është prekur vetëm një herë nga ne, në ndeshjen me Kukësin. Shumë pak për ta njohur. Gjithsesi, mund të themi që është pozitive që luajmë në vendin tonë”.

HAPOELI – “Kundërshtari meriton shumë kujdes, pasi është ekip cilësor dhe shumë serioz. Kjo nuk i zbeh ambiciet tona për kalimin e turit. Jemi stërvitur mirë, djemtë janë stërvitur mirë. Besoj se i kemi idetë e qarta. Për mua është e rëndësishme të kërkoj atë qe dimë të bëjmë, duke futur brenda dëshirën, egon dhe karakterin. Kam shumë besim tek ekipi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco