Largimi i bujshëm/ Vjen ftesa e parë për Leo Messin: Të transferohet në...

Largimi i bujshëm/ Vjen ftesa e parë për Leo Messin: Të transferohet në...

09:55, 01/09/2020

Trajneri i LA Galaxy, Guillermo Barros Schelotto ka thënë se ai do ta adhuronte po të shihet Lionel Messin duke luajtur në MLS (ligën elitare në Amerikë).

Ylli argjentinas tashmë ka konfirmuar dëshirën e tij për tu larguar nga Barcelona, ndërsa Manchetser City është skuadra favorite për të nënshkruar me argjentinasin.

Mirëpo, Shcelotto beson se një kalim i 33-vjeçarit në ligën amerikane do t’i bënte mirë të dyja palëve.

“Isha i shokuar kur dëgjova rreth vendimit të Messit për të braktisur Barcelonën, pasi të gjithë kemi menduar se ai do të mbyllte karrierën në “Camp Nou””, ka thënë Shcelotto.

 “Por, ai duhet të ketë një arsye dhe si një bashkëkombës, dua që ai të marrë më të mirën dhe shpresoj që ai të vije në MLS, do të ishte e mrekullueshme”, ka shtuar më tej ai.

Sipas asaj që publikoi La Liga, Messi mund të largohet nga Barcelona vetëm nëse një skuadër paguan 700 milionë euro për kartonin e tij.

Ndërsa në krahun tjetër futbollisti pretendon se klubi i ri nuk ka detyrë të paguajë klauzolën afati i të cilës ka përfunduar. Nëse çështja nuk zgjidhet atëherë, dy palët mund t’i drejtohen gjyqit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco