VIDEO/ Refik Halili, një rrëfim 360°: Nga sfida që i bën Zvezdës, te projektet për Tiranën e madhe

VIDEO/ Refik Halili, një rrëfim 360°: Nga sfida që i bën Zvezdës, te projektet për Tiranën e madhe

21:43, 21/08/2020

Tirana, ekipi kampion i Shqipërisë, vetëm pak ditë më parë ka bërë një ndeshje historike në Tbilis të Gjeorgjisë pasi u kualifikua në turin e dytë të UEFA Champions League, përballë ekipit vendas, Dinamo Tbilis. Sigurisht që ekipi kampion nuk e ka herën e parë që luan në kupat e Europës, por rikthehet pas një mungese të gjatë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, siç është Champions League.

Dhe tashmë Tirana është drejt rrugës së historisë, si një ekip që ka rigjetur vetëm pas shumë problemeve, pas shumë sfidave që ka kaluar në dekadën e fundit. Tashmë e shohim që të jetë në rrugën e duhur në Europë. Por si do të jetë kjo Tiranë Europiane, Si do të jetë ky sezoni i ri futbollistik? Çfarë e pret Tiranën në të ardhme?

Cilat do të jenë  objektivat e klubit më të titulluar në vendin tonë? Për të gjithë këto pyetje dhe shumë të tjera, presidenti Refik Halili ka dhënë një intervistë ekskluzive për ‘Syri TV’, për gazetarin Julian Hoxhaj.    

President përshëndetje dhe urime për suksesin në Tbilisi, një ndeshje historike, një ndeshje e madhe! Ekipi që ju drejtoni prej shumë vitesh, arriti të kualifikohet në turin e dytë të Champions League. Si ndiheni ju? Kanë kaluar emocionet, apo vijoni të jeni ende i emocionuar? 

‘Kuptohet që emocionet vazhdojnë. Ishte një ndeshje, shumë e rëndësishme për neve, ndeshje e cila ishte vlerësuar maksimalisht nga e gjithë skuadra. Dhe falë kontributit të djemve dhe ndihmës së fatit, etj., ne arritëm të dalim me sukses nga kjo ndeshje’.

Si e pritët fillimisht këtë ndeshje, duke e patur parasysh se kishte mbaruar kampionati dhe pa pushim, direkt në fazë përgatitore, ndërkohë që Dinamo e Tbilist është në javën e 10-të të kampionatit dhe në një farë mënyrë kishte ritmin, kishte forcën fizike të duhur për të përballuar një impenjim të tillë?  

Shiko, nga 4 ekipet vazos së kundërshtarëve tanë, ne u gëzuan kur na ra ekipi që ne u ndeshëm, pra Dinamo, sepse me këtë skuadër ishim ndeshur edhe herë të tjera me këtë skuadër, kishim luajtur në këtë shtet. Kështu që ky ishte një fat për neve. Pastaj vlerësimi për këtë ndeshje, për faktin se ata ishin në javën e 10 të kampionatit dhe neve sapo kishim filluar një minifazë të vogël përgatitore, ishte i madh. Mobilizimi ka qenë maksimal nga e gjithë skuadra. Kemi folur bashkarisht me skuadrën, kemi qenë afër të gjithë si grup dhe fale djemve ne arritëm ta fitojmë këtë ndeshje. Duke i vlerësuar edhe djemtë dhe duke u dhënë një bonos për ta vlerësuar, për t’u dhënë sa më shumë. Dmth. për t’ia bërë hyzmetit në të gjitha mënyrat kësaj ndeshje dhe arritëm ta fitojmë. 

Dua të ndalem pak te motivimi, ju jeni një nga presidentët, që i qëndroni shumë afër ekipit edhe në ditët më të vështira, por si e motivuart në këtë ndeshje, apo ishte vetë fakti që luanit në champios League dhe futbollistët në një farë mënyrë 50% të motivimit e kishin ekstra për shkak të kompeticionit? 

Është detyra ime që skuadrës t’i rri afër. Tani ju e keni parë edhe vetë, që skuadra ka një staf shumë më të madh, ka një administratë më të madhe. Kjo do vijë edhe duke u zgjeruar edhe në ditët në vazhdim, sepse ka goxha punë për të bërë, është klubi më i madh në Shqipëri, është klubi me më shumë trofe. Dhe për ta çuar përpara klubin, duhet të punojmë të gjithë bashkë, pra të ketë edhe një staf të kualifikuar. I gjithë klubi është vënë në shërbim të skuadrës pak a shumë, duke i qëndruar pranë. Ka gjëra të mira ky qëndrimi pranë dhe tjetra është që është një grup, ata që ishin, që unë gjej rastin ti falënderoj, dhe këta që janë, sepse kemi ruajtur boshtin e skuadrës, është ruajtur grupi. Them që të gjithë bashkë kemi bërë mirë dhe unë jam munduar që ta motivoj, ta inkurajoj, t’i rri pranë skuadrës, për t’i dhënë maksimumin e ndihmës që na takon si klub ap oqë më takon mua. E kemi bërë me marrëveshje bashkarisht, ku këtu futen asaj të gjitha bisedat që kemi bërë para kësaj ndeshjeje për ditë të tëra. Në fund fare, neve e morëm shpërblimin.

Të flasim pak për ndeshjen në Gjeorgji. Në fund të pjesës së parë yu shënuan një gol me sakrificë të madhe për shkak të rivalitetit dhe epërsisë, që pati disi skuadra kundërshtare, por sigurisht që skuadra kundërshtare, që pati skuadra kundërshtare. Por sigurisht që Tirana tregoi se kishte një mbrojtje solide, lojë taktikisht shumë të mirë. Çfarë iu thatë djemve në dhomat e zhveshjes, çfarë iu thatë në pushimin e pjesë së parë, pasi shënuan golin e avantazhit?

 ‘E di, që stafi kishte punuar që në mëngjes me lojtarët në veçanti, duke i thirrur dhe duke u shpjeguar për ndeshjen, për pozicionin e tyre, me kë luanin, gjithsecili ka marrë detyrat e veta. Këtë e di shumë mirë. Gjithashtu mendoj se suksesi ishte grupi, zbatimi pikë për pikë ndoshta i asaj që unë sapo thashë. Pashë që skuadra ishte shumë e motivuar, shumë e mobilizuar për ta fituar ndeshjen. Kjo u pa nga të gjithë. Në dhomat e zhveshjes unë shkoj shpesh. Unë nuk bëj teknikun, unë mundohem të jap ndihmën time me aq sa kam mundësi, për të thënë dy fjalë, për t’i motivuar edhe më shumë, për t’u thënë që jemi pranë njeri-tjetrit dhe jemi të gjithë bashkë. Flas kur shkoj, gjithnjë për t’i motivuar më shumë. Për t’u thënë atyre që ta vlerësojnë, për t’u dhënë se edhe pak minuta kanë ngelur, edhe 45 minuta janë deri në përfundim të ndeshjes. Duhen vlerësuar, duhet të japim një kontribut më të madh, sepse na vijnë edhe të ardhura më shumë, rrisim emrin e klubit të Tiranës, pasi ishte edhe ndeshja e parë në këtë 100 vjetor. Për të gjitha këto kemi folur. Si të thuash, ua kemi injektuar futbollistëve, që duhet ta fitojmë ndeshjen, sepse ne e meritojmë, sepse jemi një klub shumë i mirë, i mobilizuar. Nuk kemi ardhur kot këtu, sa për të kaluar radhën, por duhet të punojmë që të ecim përpara’.

Kualifikim historik, që ashtu siç ju e përmendët sjell edhe benefite të tjera financiare, pasi ne e dimë që futbolli është një industri e madhe parash dhe klubet në Europë funksionojnë në bazë të kapitaleve shit-blerjes së lojtarëve, marketingut etj. A është ky një kur i ri kilometrik i erës Halili në drejtimin e klubit të Tiranës. Pra a fillon këtu një histori e re pas një kaluari të gjatë vuajtjesh.

Për të ecur përpara, duhet të shumë punë, duhet të kesh edhe një kontingjent lojtarësh të mjaftueshëm. Në në fakt kemi edhe një fat jo të mirë. Ndoshta këtë e kanë të gjithë, por ne po flasim për veten tonë. Ne kemi marrë edhe dy tre futbollistë, të cilët janë afrikanë. Por për shkak të gjendjes që po kalojnë të gjithë, procedurat, vizat, tamponë, aeroporte të bllokuara, nuk arritëm që t’i sjellim edhe tre futbollistët e tjerë. Do të ishte një ndihmë e madhe për stafin, do ishte mirë për klubin, që ata të ishin këtu. Ja që nuk janë. Shpresojmë dmth. që ata shumë shpejt të jenë në Shqipëri javën që vjen. Për të shkuar më tutje kërkohet bashkëpunim, por kërkon edhe futbollistë disi më të kualifikuar, më të mirë, dhe më shumë futbollistë, sepse unë kam besim te kjo skuadër, por duke pasur më shumë futbollistë, syri i trajnerit është edhe më i hapur, stafi është edhe më i gëzuar. Për të shkuar te pyetja juaj, që ne të ecin përpara, unë kam bërë një bashkëbisedim me të gjithë skuadrën dhe  i kam thënë që ne jemi bashkëpronarë. Çfarë dua të them me këtë bashkëpronarë?! Bashkëpronarë për sa i përket të ardhurave, pra nëse ju do të djersisni më shumë, nëse ju do të punoni më shumë, nëse juve do të bëni atë që duhet të bëni dhe e keni për detyrë, të fitoni ndeshjen, të ardhurat e tona do të jenë më të mëdha. Dhe hajde të bashkëpunojmë, t’i këto të ardhur. Këtë e kemi bërë duke u dhënë një bonus, që atë të ndihen sa më mirë, sa më të vlerësuar, për atë çfarë kanë bërë. Nëse do të vazhdojmë të luftojmë për ecur më tutje, - kur nuk janë gjëra që nuk arrihen me një unë të mirë dhe me një grup të mirë, pasi unë kam besim te kjo skuadër, - në ditët në vazhdim do të flasim edhe për të tjerat. 

Cili është objektivi i Tiranën në Kupat e Europës?

Unë jam njeri që nuk dorëzohem. Jam natyrë e tillë dhe gjithmonë kam besim, jo thjeshtë se më pëlqen mua.

Ju gjithmonë në intervistat tuaja keni përmendur besimin në Zot, ‘Zoti para, ne pas’. Tani keni edhe trajnerin që ju është bashkuar dhe në një farë mënyrë jeni bërë një grup, që besimi po e çon përpara. Është kjo një lloj ?????  

Normal, po spate besim tek Zoti, asgjë nuk ecën mbarë. Gjithsecili ka fenë e tij, të gjithë besojnë te Zoti. Ne në grupin tonë kemi futbollistë që janë me besimet të ndryshme. Por kjo është edhe me fat. Tjetra është, që neve kemi thënë gjithmonë në skuadër, lusim edhe Zotin shyqyr që jemi mirë të gjithë, edhe shpresojmë që të jemi mirë pasi situata ka qenë e vështirë. Unë kam besim te kjo skuadër, është një grup, ku ne e kemi mbajtur boshtin e skuadrës kampione. Kjo ka bërë mirë. Falenderojmë edhe futbollistët, të cilët kanë qëndruar, futbollistë të cilët kanë ardhur, kanë zgjedhur klubin e Tiranës, ku është ëndërr ta veshësh atë fanellë. Kam parë, që edhe futbollistët e ardhur janë ambientuar shumë shpejt, sepse grupi, fryma e grupit është e mirë. Ka një organizim brenda skuadrës, kështu që presim që të marrim rezultate pozitive dhe për të shkuar më tutje. Pra dëshira është që ne të vazhdojmë e të fitojmë çdo ndeshje. Kjo do të shihet në ditët në vazhdim. Por do t’ju thoja që në ndeshjen që po përgatitemi për të luajtur, nuk po shkojmë thjeshtë për të luajtur ndeshjen dhe për të ikur në shtëpi. Por do të shkojmë me bindjen në kokë, të gjithë si klub, të gjithë si skuadër, do të shkojmë me bindje për të luajtur futboll në 90 e ca minuta, pasi shpresojmë, që kjo të zgjidhet brenda 90 e ca minutave, mos të shkojë më shumë. Nëse djemtë do të vrapojnë, do të bëjnë atë që kanë thënë, nuk do të japin 100% por do të japin 200%... Dhe kjo është një gjë, që vrapojmë, punojmë, luajmë, zbatojmë detyrat e trajnerit, por këto zbatohen vetëm duke vrapuar, duke e futur në mendje që ne do të luajmë 90 e ca minuta dhe do të shikojmë, frutet them se vijnë nëse luhet siç duhet.   

Duke u ndalur pak tek Cervena Zvezda... Përtej problemeve politike, që ka Kosova me Serbinë, sigurisht edhe Shqipëria si shteti mëmë me Serbinë, Zvezda është një nga ekipet më të titulluara në Serbi, e ka fituar edhe një Kupë Europiane si UEFA Europa League. Ka pasur shumë zëra në mendja, që e shohin të vështirë, por sigurisht ju keni thënë që nuk është e pamundur, trajneri ka thënë që nuk është e pamundur, futbollistët kanë thënë që nuk është pamundur. Ju e thatë edhe pak më parë, si po e përgatisni këtë ndeshje? Çfarë po bëni ndryshe, nga ato që bëtë ndaj Dinamos së Tbilisit?

Stërvitja fillon sot (e premte, 21 gusht). Ndeshja për ne ka filluar që atë ditë, kur kemi mbaruar festën, ka filluar që në avion, kur ne kemi diskutuar me lojtarët. Sot (e premte) fillon përgatitja për këtë ndeshje. Ata janë kampionë, dhe kanë rezultatet e tyre atje ku janë, dhe uroj të jenë mirë. Ne kemi rezultatet tona dhe themi, që jemi klubi më i madh në Shqipëri, dhe klub edhe me emër në Evropë. Për këtë do të punojnë e gjithë skuadra, për duhet që edhe unë të bëj të pamundurën, që ne të korrim sukses, të ecin përpara. Asnjë lloj frike nuk ka, futboll është... ka një gjë të mirë që jemi vetëm 90, 95 minuta apo 120 minuta ndeshje. Ne s’kemi pse të kemi frikë fare, luajmë si të barabartë. Kështu që shpresoj që skuadra, të bëjë atë që duhet të bëjë. Kam besim, që kjo skuadër do të ecë përpara.

Nga pikëpamja e organizimit na zbuloni ndonjë detaj, do të ketë ndonjë koreografi, pavarësisht se mungojnë tifozët. Do të kemi diçka ekstra për këtë ndeshje?  

UEFA ka rregullat e veta, janë strikte, janë shumët forta. Janë rregulla që, dmth nëse ne do të jemi 10 veta, ata nuk duan t’ia dinë nëse je punonjës, nëse je shef apo nëse je drejtor. Kanë edhe rregullat për koreografitë. Ne do t’i zbatojmë pikë për pikë rregullat që jep UEFA dhe që jep Federata Shqiptare e Futbollit. Kështu që dekor brenda stadiumit është e parealizueshme, sepse nuk lejohet. Do të jemi në stadium, shpresojmë që t’jua shpërblejmë njerëzve më të afërt tanë, që janë tifozët tanë, të gjithë sportdashësve kudo ku janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, kudo. Do të bëjmë të mundurën, do të punojmë shumë me skuadrën për sa i përket motivimit edhe më shumë të skuadrës, edhe pse ata e dinë se çfarë vlere ka kjo ndeshje. 

Do të ketë edhe një bonos tjetër për këtë ndeshje, nëse kalohet turi?    

Sigurisht po, është një bonos që  ne do ta bëjmë të ditur. Nga mënyrë se si punoj unë, ai bonos do t’u komunikohet lojtarëve dy orë përpara ndeshjes. Do t’jua themi edhe juve edhe mendrave.

Të ndalemi pak te futbolli, Tirana në dekadën e fundit, le të themi nga 2009 e këtej i ka provuar të gjitha dhe fundin dhe tashmë po provon kreun. A ka ndryshuar Tirana strategji, duke patur parasysh faktin, që sot në ekipin e Tiranës luajnë tre futbollistë nga akademia, ndoshta në të ardhmen do të luajnë edhe më shumë...? Keni Muçin, Çelhakën, keni Ismailgecin, futbollistë me potencial, por edhe futbollistë të tjerë... A po mendoni tashmë që ky klub të jetë një rentabël për sa i përket të ardhmes, duke shitur futbollistë dhe a jeni në bisedime që ndonjë nga këto talente ta transferoni diku jashtë?

Për të mos u hapur shumë dhe për të mos folur shumë, do të thojaqë përqendrimi jonë është te ndeshja me Cervena Zvezda. Ju e thatë vetë, nga 2009 deri në 2020 gjërat ecin, gjithmonë ecin për mirë, ne po shkojmë drejt sistemimit të gjërave të kemi, për të bërë më të mirën për klubin tonë. Për sa i përket pyetjes tuaj, ju e keni parë vetë, ne kemi një kontingjent lojtarësh të akademisë tonë. Po punohet mirë, do punojmë edhe më mirë dhe do të bëjmë edhe ura kalimi, nëse do të kemi propozime për lëvizjen e lojtarëve me shumë kujdes dhe këtë dot vazhdojmë ta bëjmë edhe në ditët e ardhshme. Pra për të dhënë një përgjigje, nëse do të kemi një ofertë konkrete për lojtarët të cilët tek ne, klubi do të lëvizë, do të nxjerrë filiza të tjera, por ne nuk do të bëhemi dorë lëshuar. Pika e parë mbi të gjitha është Tirona, është fanella e Tironës, pastaj vijnë të tjerat.

Ju erdhi keq që për këtë 100 vjetor nuk patët mundësi të festonit ashtu siç e meritonte fanella e Tiranës dhe Tirana vetë, për shkak të pandemisë?

Po ky ishte fati. Çfarë të themi! Shpresojmë që me organizimin që dinë të bëjnë shumë mirë tifozët, që janë shumë të mirë organizuar, dhe dinë të bëjnë gjëra që nuk i bën askush, neve do të gjejmë rastin ta bëjmë një festë në momentin që do të na jepet mundësia dhe të jemi të gjithë mirë. Kështu që, do ta bëjmë një festë, do ta organizojmë atë që nuk e kemi bërë, do ta bëjmë një herë, kur të jemi të gjithë mirë bashkarisht dhe të kemi mundësi edhe nga ana e rregullave.

Si është situata me tifozët? A u kënaqën tifozat me këto sukses të Tiranës gjatë këtij viti?

Po kush është ai që nuk është kënaqur?! Unë them që  janë kënaqur të gjithë shqiptarët. Kjo është mirë kur një skuadër fiton, kushdo qoftë ajo skuadër. Unë për vetë kam thënë edhe kur skuadrat e tjera kanë fituar, edhe pse i kemi kundërshtarë, kam thënë kjo është gjë e mirë për Shqipërinë, kjo është gjë e mirë për futbollin shqiptar. Cilado skuadër që merr një kualifikim, apo ecën para, na bëhet mirë të gjithëve. Tifozët e Tiranës nuk diskutohet që janë kënaqur...

Njëkohësisht po afron edhe kampionati, janë përcaktuar tashmë datat e fillimit të sezonit të ri të futbollit. Objektivi i Tiranës sigurisht mbetet gjithmonë fitorja e titullit kampion. Si e prisni këtë sezon? Shpresoni të ketë një akord për rikthimin e tifozëve në stadium, duke patur parasysh edhe rregullat e pandemisë. Juve, klubet shqiptare keni kërkuar nga qeveria, që të bëhen disa lehtësira. Të miratohen ligji për sponsorizimet. Në çfarë faze jemi, në çfarë kushtesh jemi?

Unë do ta mbyll kështu. Të mbarojmë këtë ndeshje, që për neve është shumë e rëndësishme, pastaj në ditët në vazhdim do të flasim edhe për këto që thatë juve. Ne jemi të përgatitur, blerjet i kemi, do të kemi ndoshta edhe blerje të tjera. Dhe detyrimisht ajo pastaj do të pasqyrohet në ditët në vazhdim, çfarë do të bëjmë dhe si do të ecim gjatë kampionatit.

Për ta mbyllur do të doja t’ju bëja këtë pyetje. Shpesh në futboll përdoret edhe shprehja ‘një blerje e madhe’, ‘një dhuratë e madhe për tifozët’. A e keni një emër të tillë, ose a e keni planifikuar një blerje të tillë, që do të jetë qershia mbi tortë e të gjithë merkatos.  

Kjo do të varet nga ecuria që do të kemi neve, nëse UEFA apo rregullat janë që neve duke fituar do të ecim përpara, do të kemi ndoshta edhe blerje të tjera, për të cilat tani nuk kam emra. Po ju them që blerja më e madhe që është, është vetë klubi, vetë gjendja e skuadrës që është sot dhe ata lojtarë që do të vijnë. Them se është një kontingjent shumë i mirë për të përballuar shumë ndeshje pa frikë, sepse janë futbollistë të mirë. Kështu që unë i vlerësoj ata dhe i falënderoj. Përfitoj nga rasti që nëpërmjet jush të them që punoni, ecim përpara sepse do të na vijnë shumë të mira nëse ne do të fitojmë. Gjithashtu ngremë edhe emrin e klubit tonë, e çojmë edhe ma lart, që të njihet edhe më shumë dhe të bëjë jehonë edhe në botë, duke fituar edhe ndeshje të pafundme nëse ka mundësi.

Më lejoni edhe diçka të fundit... Urimi më i bukur që morët në këtë kualifikim?

Po, kanë qenë të shumtë. Të them të drejtën telefonin e kam mbajtur të mbyllur dhe kur e kam ardhur këtu në Shqipëri e kam hapur telefonit. Kanë qenë shumë urime, urime kemi marrë nga të gjithë njerëzit. I falënderoj të gjithë, por thashë edhe një herë, Urimet që më dërgojnë, i vlerësoj maksimalisht, por nuk më bëjnë përshtypje. Unë dua të kënaqet tifozeria. Po u kënaq tifozëria jonë, ai është urimi më i madh.

President faleminderit dhe suksese...!

Faleminderit juve!

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco