E kryer, Matuidi arrin akordin me klubin e David Beckham

E kryer, Matuidi arrin akordin me klubin e David Beckham

15:33, 10/08/2020

Gjithçka ka përshpejtuar në orët e fundit për Blaise Matuidi. Këtë të hënë në mëngjes, shtypi italian raportoi se kampioni i Botës me Francën në vitin 2018 do të largohej nga Juve këtë verë, pasi ai nuk bën pjesë në planet e Andrea Pirlo-s, i emëruar të shtunën, në krye të bardhezinjëve. La Gazzetta dello Sport madje tregoi se mesfushori ishte afër firmës me Inter Miami në MLS.

RMC Sport konfirmon se  33 vjeçari do të kalojë Atlantikun për të nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin e David Beckham.

Madje një marrëveshje është arritur midis palëve. Matuidi mund të kryej vizitat mjekësore në ditët në vijim.

Në moshën 33 vjeçare, ish-futbollisti i PSG-së do të përjetojë një sfidë të re. Lojtari ka " bërë e jetës", thotë media e njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco