Immobile kalon Ronaldon në garën për ‘Këpucën e Artë’

Immobile kalon Ronaldon në garën për ‘Këpucën e Artë’

08:49, 24/07/2020

Lazio fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Cagliarit dhe siguroi matematikisht vendin e katërt në Serinë A, por ende jo zyrtarisht pjesëmarrjen në Champions League (e humbet nëse Napoli fiton Championsin dhe Roma Europa League-n).

Golin e fitores për bardhekaltrit e shënoi Ciro Immobile, i cili kalon Cristiano Ronaldon në garën për “Këpucën e Artë”.

Sulmuesi i Lazios ngjitet në kuotën e 31 golave, ndërsa portugezi nuk shënoi dje ndaj Udineses, duke qëndruar në kuotën e 30 realizimeve.

Kujtojmë që Robert Lewandowski është momentalisht në krye me 34 gola, por Immobile dhe Ronaldo kanë edhe 3 ndeshje në dispozicion, ndaj gara deri në fund pritet të jetë interesante.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco