Suarez: La Liga na iku nga duart, të jemi të vëmendshëm në Champions

Suarez: La Liga na iku nga duart, të jemi të vëmendshëm në Champions

23:10, 14/07/2020

Luis Suarez ka dalë në mënyrë të papritur kundër klubit të Barcelonës në intervistën e tij të fundit, duke mos fajësuar gjyqtarët apo interpretimin e VAR në çështje të diskutueshme, por vetë katalanasit që lanë t’u ikte nga dora kampionati spanjoll.

Në La Liga duhet të bësh autokritikë, e lamë të na ikte nga duart vetë. Jemi të ndërgjegjshëm që varej nga ne dhe nuk duhet të kërkojmë justifikime. Tani, për krenarinë tonë dhe për prestigjin e Barcelonës, duhet të fitojmë dy ndeshjet që mbeten dhe pastaj të përqendrohemi te i vetmi titull që mund të fitojmë këtë edicion, Champions League. Një gabim mund të kushtojë shtrenjtë, ndaj duhet të jemi të vëmendshëm që të arrijmë të fitojmë Championsin”, tha Suarez në një intervistë për “Mundo Deportivo”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco