Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Batha zbulon: Ja 'mrekullia' që ka bërë Egbo te Tirana

Batha zbulon: Ja 'mrekullia' që ka bërë Egbo te Tirana

23:23, 12/07/2020

Në momenti që Emmanuel Egbo u emërua trajner i Tiranës, askush nuk kishte guxuar të ëndërronte titullin, përkundrazi, u duk si një trajner emergjence. Por me të në krye bardheblutë janë shumë pranë titullit kampion, pas 11 vitesh.

Në studion e “Fair Play” në SYRI TV, i pyetur nga moderatorja Enkelida Zeko, Idi Batha ka zbuluar se cila ishte “mrekullia”, që trajneri Egbo ka bërë te skuadra bardheblu në këtë gjysmë të dytë të sezonit.

“Trajneri Egbo, thjeshtë menaxhoi, të gjithë kata futbollistë nuk i la të ulnin kokën,nuk i la të mërziteshin, por i karrikoi që të  jepnin maksimumin. Kjo ishte “mrekullia” që bëri Egbo. Fryma në skuadër është më e mira e mundshme, përderisa sa jemi në vend të parë dhe besojmë forca e kolektivit. Siç tha edhe Prodani (Eduard Prondani), Tirana ka bërë një sezon të mrekullueshëm, pa e vënë në diskutim përballë të gjithë skuadrave”, u shpreh Batha në SYRI TV.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco