Lajme të këqija për Setien, Griezmann mungon në dy ndeshjet e fundit në La Liga

Lajme të këqija për Setien, Griezmann mungon në dy ndeshjet e fundit në La Liga

14:27, 12/07/2020

Klubi i Barcelonës ka konfirmuar lajmin e dhënë mëngjesin e sotëm nga mediat spanjolle, se Antoine Griezmann, është dëmtuar.

Sulmuesi francez e nisi si titullar sfidën ndaj Vlladolid, por në fillim të pjesës së dytë iu desh të linte fushën e lojës, për shkak të një dëmtimi muskulor.

Kë është njoftimi i klubit të Barçës: “Sulmuesi  francez, Antoine Griezmann, i cili u zëvendësua nga Luis Suarez në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen Valladolid - Barça (0-1), vuan nga një dëmtim në muskujt e këmbës së djathtë, " thuhet në njoftimin e klubit katalanas.

Sipas medieve spanjolle, Griezmann nuk do të luaj në dy sfidat e mbetura të La Ligas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco