Marotta: Më vjen keq që Marash Kumbulla nuk zgjodhi Kombëtaren e Italisë

Marotta: Më vjen keq që Marash Kumbulla nuk zgjodhi Kombëtaren e Italisë

11:57, 10/07/2020

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta, foli për mediat italiane, ku sqaroi pozicionin e tij në klubin zikaltër.

Ai mohoi zërat për një rikthim të tijin te Juventusi, teksa shkëputi një mendim edhe për Marash Kumbullan, për të cilin Interi interesohet prej kohësh.

“Absolutisht që kemi të bëjmë me një lajm të rremë. Jam mirë këtu, po punoj dhe kemi objektiva për të arritur. Jam i motivuar të rritëm së bashku me Interin. Thjesht duhet të bëj maksimumin për të marrë rezultatet. Kemi një rrugëtim të gjatë dhe duhet durim. Klubi ka nevojë për stabilitet.

Marash Kumbulla është një lojtar që ka tërhequr vëmendjen e klubeve. Jam i lumtur për të, edhe pse më vjen keq që nuk ka zgjedhur Kombëtaren italiane. Ai është një ndër ata të rinj shumë interesantë në futbollin italian. Nuk është e lehtë të pikasësh dhe të afrosh kampionë, por procesi i rritjes kalon nëpërmjet rezultateve dhe gjetjes së kampionëve”, ishin fjalët e Marottës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco