Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Tami Kona: Bylis-Tirana hapi plagën e vjetër të futbollit shqiptar

Tami Kona: Bylis-Tirana hapi plagën e vjetër të futbollit shqiptar

23:18, 05/07/2020

Në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në Syri TV është i ftuar opinionisti Tami Kona, i cili dha mendimin e tij për ndeshjen e shumëpërfolur të Kupës së Shqipërisë, Bylis-Tirana.

“Është një fakt që në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës u rihap një plagë e vjetër e futbollit shqiptar. Edhe kuotimi në baste ishte i tillë që kompania “Sport Radar” njoftoi FSHF-në. Kemi një pjesë të parë që luajti Tirana dhe një pjesë të dytë që duke parë golat dhe koeficientet e basteve, ngjalli dyshime. Duhen fakte shumë të forta që të thuhet që ndeshja ishte e trukuar. Në pjesën e dytë të gjithë thonë që kishte diçka që nuk shkon. Kompania “Sport Radar” merret me lëvizjen e koeficienteve të basteve”, deklaroi Tami Kona në “Fair Play”   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco