Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Reali akuzohet se po fiton prej arbitrave, Zidane jep këtë deklaratë

Reali akuzohet se po fiton prej arbitrave, Zidane jep këtë deklaratë

18:01, 05/07/2020

U desh një tjetër penallti e Sergio Ramos që Real Madrid të merrte tre pikë të tjera mjaft të vlefshme në luftën për titull.

Madrilenët mposhtën minimalisht 1-0 Athletic Bilbao me gol nga kapiteni Ramos.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Zidane. Francezi tregon se ndjehet i lodhur kur dëgjon se Reali i tij po fiton falë penalltive dhe ndihmës së gjyqtarëve.

“Jam i lodhur kur dëgjoj se fitojmë prej arbitrave. Ajo nuk do ndryshojë ndonjëherë, ne gjithmonë do akuzohemi, por lojtarët meritojnë respekt”, tha Zidane në konferencën pas ndeshjes.

Trajneri i Real Madridit nuk mendon se e kanë fituar La Ligën ende edhe pse e pranon se tre pikët ndaj Bilbaos ishin shumë të rëndësishme.

“Ne nuk duhet të relaksohemi derisa ta sigurojmë titullin matematikisht. Kjo e sotshmja ishte një fitore mjaft e rëndësishme”, përfundoi Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco