Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pas largimit nga Brescia, Balotelli pritet të vijojë karrierën në Argjentinë

Pas largimit nga Brescia, Balotelli pritet të vijojë karrierën në Argjentinë

09:06, 04/07/2020

Aventura e Mario Balotellit me skuadrën e Brescias i erdhi fundi. Dhe tashmë sulmuesit 29 vjeçar i duhet të gjejë një skuadër të re për të vijuar karrierën.

Së fundi mësohet se Balotelli i është ofruar ekipit të Boca Juniors në Argjentinë. Sipas mediave italiane, ka qenë agjenti i njohur, Mino Raiola,ai i cili ka ofruar sulmuesin te Boca, klubi më i famshëm në Amerikën Latine.

Balotelli ka lënë Brescian pas një serie skandalesh, me palët që kanë fajësuar njëri - tjetrin. Klubi akuzonte lojtarin që nuk paraqitje në stërvitje, ndërsa lojtari në anën tjetër që thoshte se ishte i dëmtuar.

Balotelli këtë sezon në Serie A ka zhvilluar 19 ndeshje, duke shënuar pesë gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco