Një tjetër klub anglez futet në garë për Thiago Silvan

Një tjetër klub anglez futet në garë për Thiago Silvan

17:57, 30/06/2020

Në garë për të marrë shërbimet e Thiago Silvës është edhe Arsenali. Pas Milanit dhe Evertonit, topçinjtë synojnë të përforcojnë mbrojtjen pikërisht me mbrojtësin brazilian i cili nga fundi i gushtit do të jetë një futbollist pa kontratë pas mbylljes së bashkëpunimit 8-vjeçar me Paris Saint Germain.

 Sipas medias “le10sport”, trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka nisur personalisht kontaktet me Thiago Silvën për ta bindur atë të transferohet në Londër, për t’i dorëzuar çelësat e prapavijës së skuadrës së tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco