Pashë një ndeshje të vuajtur nga ana fizike, flet Sarri: Pjanic? Është lojtar që i kupton situatat!

Pashë një ndeshje të vuajtur nga ana fizike, flet Sarri: Pjanic? Është lojtar që i kupton situatat!

09:05, 27/06/2020

Juventus arriti të fitonte me rezultatin 4-0 ndaj Lecces, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në Serie-A.

Në një prononcim për “SkySport”, trajneri i bardheiznjëve, Maurizio Sarri u shpreh: Pashë një ndeshje të vuajtur nga ana fizike dhe një mentalitet të bukur në pjesën e dytë. Duhet të ndryshojmë përqasjen kundrejt ndeshjeve. Superioriteti numerik na ndihmoi të luanim mirë. Vazhdojmë të bëjmë rezultate dhe të mendojmë për veten.

Higuain? Ai vjen nga një moment i vështire nga ana personale dhe globale. E ka goditur shumë. Jam i lumtur qe shënoi dhe do të na ndihmojë në ndeshjet finale të sezonit.

 

Pjanci? U përmirësua në pjesën e dytë. Nuk e di a do të luajë më për Juventus. Për momentin mendojmë për sezonin. Do të luajë me ne deri në gusht dhe më pas në shtator të shikojmë. Është lojtar që i kupton situatat. Edhe sikur të ishte drejt shitjes nuk do të shqetësohesha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco