VIDEO/ Bylis në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, eliminon Skënderbeun nga gara

VIDEO/ Bylis në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, eliminon Skënderbeun nga gara

21:43, 24/06/2020

Bylis ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ballshiotët barazuan 1-1 me Skënderbeun në Korçë, rezultat ky që favorizoi djemtë e Dovedan,  pas triumfit 1-0 në sfidën e parë.

Malçi dhe portieri Festim Miraka ishin ata që i dhanë kualifikimin Bylisit, në një ndeshje ku nuk munguan episodet e çuditshme, siç ishte ai i fundit të pjesës së parë kur gjyqtari Jorgji akordoi penallti për ballshiotët, por më pas e anuloi.

Korçarët gjetën të parët golin e avantazhit me Mensah në minutën e 34-të, ndërkohë që Malçi, i sapofutur në lojë, barazon shifrat në minutën e 76-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco