Reagimi i fortë i Ibrahimovic: Nuk është më Milani im, nuk ka asnjë projekt

Reagimi i fortë i Ibrahimovic: Nuk është më Milani im, nuk ka asnjë projekt

10:13, 11/06/2020

Trazohen ujërat në shtëpinë e Milanit. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Ivan Gazidis u kthye në Milano pas tre muajve me qëllim informimin e ekipit për marrëveshjen e arritur për uljen e pagave.

Në realitet, janë edhe disa çështje të tjera për t’u zgjidhur, si e ardhmja Zlatan Ibrahimovic, të cilit i përfundon kontrata.

Pjesa më e madhe e ekipit, nuk e ka pëlqyer momentin që ka zgjedhur administratori për të komunikuar uljen e pagave.

Gazidis u solli futbollistëve lajmin se Elliott kishte pranuar propozimin e tyre (uljen 50% të pagës së prillit dhe 30% të këtij muaji).

Ish-drejtuesi i Arsenalit kishte menduar se në këtë mënyrë do t’i motivonte kuqezinjtë, duke u shpjeguar se kompromisi ishte i dobishëm për ta, por gjërat shkuan ndryshe.

Reagimi më i fortë ishte i Zlatan Ibrahimovic, i cili mësohet se i është drejtuar me fjalët: “Nuk është më Milani im, nuk ka asnjë projekt, nëse unë jam këtu, është vetëm për pasion”.

Suedezi është mërzitur nga shkarkimi i Zvonimir Boban, i cili ndikoi në kthimin e tij te kuqezinjtë.

Është e vërtetë që lidhja shpirtërore e suedezit me Milanin është e fortë, por sulmuesi nuk ka gjasa të mbetet me Milano në këtë situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco