Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Serie C pezullon sezonin, presidenti i klubit italian jep dorëheqjen në shenjë proteste

Serie C pezullon sezonin, presidenti i klubit italian jep dorëheqjen në shenjë proteste

09:38, 09/06/2020

Presidenti i Riminit, Giorgio Grassi, është dorëhequr si shenjë proteste përsa i përket vendimit të Federatës Italiane për të mbyllur përfundimisht Serinë C.

Rimini së bashku me Gozanon dhe Rietën ranë nga kategoria duke zbritur në Serinë D.

Arsyeja e dorëheqjes nga presidenti i Riminit është se skuadra e tij zbriti një kategori më poshtë, edhe pse kishte pikë dhe golavarazh të njëjtë me ekipin e Fanit.

Të dy ekipet do ndesheshin në fushën e Riminit sipas kalendarit, ku kishin mbetur edhe 11 sfida për tu luajtur.

Grassi konfirmon se Rimini do ndërmarrë çdo veprim ligjor dhe do ta apelojë vendimin në Komitetin Olimpik Italian.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco