Thiago Silva mbyll më 30 qershor aventurën e gjatë te PSG-ja

Thiago Silva mbyll më 30 qershor aventurën e gjatë te PSG-ja

09:14, 09/06/2020

Pas 8 vitesh aventura e Thiago Silvës te Paris Saint Germain po shkon drejt fundit.

Sipas gazetës prestigjioze franceze “L’Equipe”, drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo, e ka thirrur në një takim kapitenin e skuadrës për t’i komunikuar vullnetin e klubit për të mos rinovuar kontratën me 35-vjeçarin.

Në këtë mënyrë, mbrojtësit brazilian të cilit kontrata me PSG-në i përfundon në datën 30 qershor, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë të gjejë një skuadër të re për të vazhduar karrierën.

Dy klubet më të interesuara për shërbimet e Thiago Silvës janë Everton dhe Milan.

Kuqezinjtë kërkojnë ta rikthejnë në skuadër pas plot 8 vitesh për të ndihmuar me eksperiencën e tij prapavijën e skuadrës, ndërsa Carlo Ancelotti e do në Premier League tek Everton për t’i dorëzuar çelësat e mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco