Bundesliga/ Luhet ndeshja e parë e javës së 30-të. Rezultati

Bundesliga/ Luhet ndeshja e parë e javës së 30-të. Rezultati

23:09, 05/06/2020

Java e 30-të e kampionatit gjerman ka startuar mbrëmjen e sotme me sfidën mes Freiburgut dhe Borussias së Munchengladbach, që u fitua nga vendasit me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga sulmuesi kryesor Nils Petersen.

Në “Schwarzwald-Stadion” të Freiburgut, vendasit vuajtën jo pak dominimin e M’gladbach në pjesën e parë, por ia dolën të ruajnë portën të paprekur dhe të kthehen në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.

Goli me vlerë 3-pikëshe për Freiburg u shënua nga Petersen, që shkeli në fushë në minutën e 57’ dhe në prekjen e parë të topit, arriti ta dërgojë atë në rrjetë, ndërsa pak minuta më vonë ishte sulmuesi Plea që u ndëshkua me karton kuq dhe la M’gladbach me 10 futbollistë.

Me epërsinë e një goli dhe me një lojtar më shumë në fushën e lojës, Freiburg e pati të lehtë të menaxhojë lojën, ndërsa miqtë, edhe pas zëvendësimeve të shumta, nuk arritën të ndryshojnë ritmin e ndeshjes dhe dolën kokulur nga kjo transfertë.

Humbja komplikon pozitat e Borussia Monchengladbach në renditje, pasi tani këta të fundit mund të parakalohen nga Leverkusen në zonën Champions të renditjes, ndërsa Freiburg nga ana tjetër rindez shpresat për një vend në Europa League sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco