Juventus: Higuain ndjeu shqetësime në kofshë, por...

Juventus: Higuain ndjeu shqetësime në kofshë, por...

17:25, 04/06/2020

Ndaluar prej afro 3 muajsh, futbolli në Itali (Serie-A) është gati të rinis nga 20 qershori. Mirëpo, ndërsa skuadrat po bëjnë përgatitjet e fundit përpara rifillimit, mediat italiane dhanë një lajm aspak të mirë.

Mediat njoftuan se futbollisti i Juventusit, Gonzalo Higuain është dëmtuar gjatë seancës së sotme stërvitore. Lajm që bardhezinjtë e konfirmuan përmes një njoftimi për shtyp të postuar në llogarinë e tyre në Twitter.

"Gjatë stërvitjes së sotme, Gonzalo Higuain ndjeu shqetësime në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Ekzaminimet  e kryera nuk paraqitën ndonjë dëmtim, por gjendja e tij do të monitorohet gjatë ditëve në vijim,” thuhet në njoftimin për shtyp të skuadrës italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco