Kriza financiare, futbollistët e Barçës refuzojnë uljen e dytë të pagës

Kriza financiare, futbollistët e Barçës refuzojnë uljen e dytë të pagës

11:18, 04/06/2020

Lojtarët e Barcelonës nuk do të pranojnë një tjetër ulje pagash pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Humbjet e mëdha te katalanët, kanë bërë që të nisin një tjetër proces negocimi për ulje edhe më të madhe të pagash, dhe sipas RAC1.

Por ky propozim i Josep Maria Bartomeu nuk është pritur mirë nga lojtarët që kanë refuzuar dhe nuk pranojnë asnjë negociatë tjetër.

Lojtarët nuk kanë pranuar t’u ulen sërish pagat, pasi La Liga tashmë ka vendosur të vazhdojë sezonin.

Kujtojmë që për shkak të pezullimit të futbollit shkaku i COVID-19, shumë skuadra europiane kanë negociuar me lojtarët uljet e pagave, dhe një gjë të njëjtë ka bërë Barcelona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco