Ostreni: Klubet duhet të kishin bërë testin për Covid-19 përpara rifillimit, akoma nuk e di se ku…

Ostreni: Klubet duhet të kishin bërë testin për Covid-19 përpara rifillimit, akoma nuk e di se ku…

22:44, 03/06/2020

I ftuar në emisionin “Fair Play”  të drejtuar nga moderatorja Enkeleida Zeko në SyriTV, mjeku i njohur Mel Ostreni, foli në lidhje me lojtarin e Bylisit,Eridon Qardaku i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

Ostreni tha se akoma nuk e ka kuptuar se ku e ka kryer testin për koronavirus, pasi klubet nuk kanë kryer një të tillë.

“ Akoma nuk e di akoma se ku e ka kryer testin Qardaku, mendoj në mënyrë private pasi klubet nuk e kanë kryer një të tillë. E kam thënë dhe më parë, të gjitha klubet duhet të kishin kryer nga një test për koronavirus përpara rifillimit”, u shpreh mjeku i njohur Mel Ostreni

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco