Ç’po ndodh me Haland?! Talenti mungon sërish në stërvitje

Ç’po ndodh me Haland?! Talenti mungon sërish në stërvitje

10:31, 03/06/2020

Sulmuesi i Dortmundit, Erling Haland rrezikon të mungojë sërish.

Pasi humbi ndeshjen e kaluar me Padërbornin, futbollisti norvegjez pritet të mos luajë as ndeshjen e radhës në Bundesligë kundër Hertës së Berlinit.

Media gjermane “BILD” raporton se Haland nuk është paraqitur fare në stërvitje me verdhezinjtë dhe nuk do të mund të stërvitet as ditën e nesërme.

Kujtojmë që 19-vjeçari u dëmtua gjatë ndeshjes me Bajernin e Mynihut teksa u përplas gabimisht nga gjyqtari i takimit në kofshë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco