Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Legjenda e Interit: Lukaku e ka zëvendësuar Icardin

Legjenda e Interit: Lukaku e ka zëvendësuar Icardin

21:50, 31/05/2020

Ish-kapiteni legjendar i Interit në vitet ’80-’90, Giusepe Bergomi, konsideron se firmosja e ish-sulmuesit zikaltër, Mauro Icardi, me PSG-në ishte në të mirën e tij dhe klubit francez.

Për “Sky Sport Italia”, ish-qendërmbrojtësi italian thekson se Interi e kishte bërë tashmë zgjedhjen në repartin sulmues duke marrë Romelu Lukakun.

Pavarësisht se PSG-ja nuk e ka reputacionin e Interit, parizienët mund ta fitojnë Ligën e Kampioneve.

“Interi e kishte bërë tashmë zgjedhjen e tij për Icardin vitin e kaluar. E dimë se si shkoi situata. PSG-ja ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët. Ai shkoi te një klub që ndoshta nuk e ka reputacionin e Interit, por kanë mentalitet fitues dhe teknikisht mund ta fitojnë Ligën e Kampioneve. Lukaku e ka zëvendësuar shumë mirë Icardin, ndaj them se ishte një operacion i planifikuar mirë”, u shpreh Bergomi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco