Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Sadiku e provon veten në boks, Berisha bën komentin epik: Bomber, më në fund e gjete sportin që të përshtatet

Sadiku e provon veten në boks, Berisha bën komentin epik: Bomber, më në fund e gjete sportin që të përshtatet

13:13, 30/05/2020

Me dhënien e “dritës jeshile” nga La Liga për rifillimin e futbollit, pas ndërprerjes, për shkak të pandemisë së koronavirusit, edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Malagas, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ta vazhduar formën fantastike

Mirëpo, përveç futbollit, sulmuesi ka gjetur kohën për të veshur edhe dorezat e boksit e këtë çast nuk ka nguruar për ta hedhur në Instagram. Aty ku vëmendje të madhe ka marrë edhe komenti i portierit të kombëtares, Etrit Berisha.

Gardiani i SPAL me shaka shprehet se Sadiku më në fund e paska gjetur sportin që i përshtatet më së shumti.  “Bomber, më në fund e gjete sportin që të përshtatet”, ishte komenti i Etrit Berishës që në këtë sezon është shndërruar në protagonist me SPAL.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco