Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘virusi impakt të llahtarshëm', Leo Messi flet për rikthimin e vështirë në fushë!

‘virusi impakt të llahtarshëm', Leo Messi flet për rikthimin e vështirë në fushë!

18:22, 27/05/2020

Lionel Messi është rikthyer të flasë për situatën e vështirë që po kalon bota e futbollit si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Askush nuk e priste një skenar të tillë! Virusi ka pasur një impakt të llahtarshëm në nivel botëror dhe nuk është e lehtë të punosh apo jetosh me këtë pasiguri. Disa njerëz kishin paralajmëruar botën për përhapjen e ndonjë pandemie”.

Gjithashtu 6 herë fituesi i Topit të Artë nënvizoi se do të jetë një sfidë e re për të gjithë që të luhen ndeshjet pa tifozë.

Messi theksoi se rikthimi jashtë normalitetit do të jetë i çuditshëm por konfirmoi dëshirën për të zbritur sa më parë në fushën e blertë.

“Të luash me dyer të mbyllura është një sfidë e re për të gjithë ne. Si skuadër përgatitesh në të njëjtën mënyrë, por individualisht ndryshe. E kam kaluar njëherë dhe ka qenë eksperiencë ndryshe”.

“Kur të kthehemi të luajmë, do të jetë një nisje e re. Do të kemi kohë për t’u përgatitur dhe do të arrijmë të rikuperojmë edhe disa lojtarë të dëmtuar. Teknikisht do të jetë i njëjti sezon, por besoj se eksperienca që do të përjetojmë do të jetë ndryshe. E di që do të jetë e çuditshme, por kam shumë dëshirë të kthehem”, përfundoi Messi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco