Reduktimi i pagave përçan futbollistët e PSG-së

Reduktimi i pagave përçan futbollistët e PSG-së

14:55, 27/05/2020

Situatë aspak e mirë është krijuar te PSG-ja, që sheh sërish ndarjen dhe përplasjen e dy grupeve në dhomat e zhveshjes.

Shkak për këtë janë paratë. Lajmi bëhet i ditur nga “Le Figaro”. Sipas të përditshmes franceze, lojtarët janë të përçarë sa i përket tratativave me klubin për reduktimin e pagave.

Në fakt, prej një muaji drejtuesit e PSG-së kërkojnë që futbollistët të heqin dorë nga një pjesë e të ardhurave të tyre në mënyrë që të zbutet kriza financiare e shkaktuar nga ndërprerja e sezonit.

Në grupin e parë ku bëjnë pjesë lojtarë si Mbappe janë solidarë dhe të gatshëm të reduktojnë deri në 70% pagat e tyre.

Por kjo ide përballet me kundërshtimin e klanit tjetër të udhëhequr nga kapiteni Tiago Silva.

I cilësuar si grupi brazilian, në të bëjnë pjesë ata që janë edhe disa prej futbollistëve më të paguar të PSG-ja si Neymar apo Marquinhos.

Ata nuk duan të heqin dorë nga të ardhurat e tyre sipas kontratës.

Si pasojë, duke qëndruar në atë që raporton prestigjiozja franceze, atmosfera në klubit parizien nuk është aspak e mirë.

Drejtuesit kërkojnë të arrihet sa më shpejt në marrëveshje për të rikthyer qetësinë përpara ndeshjeve në Ligën e Kampioneve që do të luhet në gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco