Lamtumira - Aduriz: Faleminderit të gjithëve për këtë udhëtim të mrekullueshëm dhe të paharrueshëm!

Lamtumira - Aduriz: Faleminderit të gjithëve për këtë udhëtim të mrekullueshëm dhe të paharrueshëm!

19:11, 22/05/2020

Artiz Aduriz, një legjendë e Bilbaos dhe futbollit spanjoll, ka vendosur të "varë këpucët në gozhdë".

39 vjeçari, dëshironte ta përfundonte karrierë e tij pas derbit Bask kundër Real Sociedad në finalen e Kupës së Mbretit, por koronavirusi prishi të gjitha planet.

Sot, në San Mames, ai dha përshëndetjen e lamtumirës, ku njerëzit e Atletic bën korridorin e nderit për të nderuar karrierën e tij të madhe.

Image

“Faleminderit nënë, grua, vajza, motra, gjyshe dhe e tërë familja. Ata kanë qenë gjithmonë me mua. Është e çuditshme për mua të flas në një San Mames kaq të zbrazët, me një heshtje të tillë. Unë nuk mund ta imagjinoja që karriera ime do të ishte kaq e mrekullueshme. Për mua, kjo është një ditë e lumtur, jo e trishtueshme. Faleminderit të gjithëve për këtë udhëtim të mrekullueshëm dhe të paharrueshëm" , ka deklaruar Aduriz.

Në karrierën e tij të pasur, Aduriz nuk luajti vetëm për klubin bask, por gjurmët më të mëdha i la aty.

Ai gjatë karrierës së ti veshi edhe fanellat e Valladollid, Mallorca dhe Valencias, ndërsa për Kombëtaren e Spanjës është paraqitur 13 herë, duke shënuar dy gola.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco