Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Sergio Ramos: Jam më mirë se para karantinës

Sergio Ramos: Jam më mirë se para karantinës

15:12, 29/04/2020

Sergio Ramos ka thënë se tashmë çdo gjë po përmirësohet dhe shihet pak dritë në fund të tunelit, pas situatës shumë të vështirë nga Koronavirusi.

Mbrojtësi në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se ai tashmë është më mirë se sa para karantinës, por ka shtuar se nuk mund të rrezikojnë shëndetin dhe duhet të ndjekin udhëzimet.

Unë jam në një periudhë më të mirë sesa isha para karantinës. Ne e kemi trajtuar situatën me seriozitet të plotë. Pasi na u ndalua stërvitja në fushë, jemi përqendruar plotësisht në ruajtjen e peshës dhe ushqimit, sigurisht duke punuar shumë. Tani shohim pak dritë në fund të tunelit dhe kemi etje për të luajtur përsëri. Megjithatë nuk duhet të jemi egoistë, duhet të dëgjojmë udhëzimet për shëndetin dhe autoritetet qeveritare, ne nuk mund të rrezikojmë shëndetin tonë”, u shpreh Ramos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco