Gjest për t’u vlerësuar, Edvin Murati gatuan për spitalet në Francë

Gjest për t’u vlerësuar, Edvin Murati gatuan për spitalet në Francë

20:28, 28/04/2020

Franca në këtë periudhë pandemie është një nga vendet më prekura me mbi 20 mijë viktima dhe me spitale të mbushur plot. Gjatë kësaj kohë stafeta e përgjegjësisë i ka kaluar mjekëve dhe të gjithë janë solidarizuar me bluzat e bardha.

Së fundmi Edvin Murati, ish-lojtar i kombëtares sonë dhe një sërë klubesh në Francë si PSG apo Lile ka vendosur të bëjë të tijën për të ndihmuar në këtë periudhë të vështirë që po përjeton vendi ku ai jeton.

Meqenëse Franca tashmë e mbylli me futbollin këtë sezon, duket se Murati ka vendosur të kalojë te gatimi. Ai bashkë me të njohur të tij ka vendosur të gatuajë për mjekët dhe pacientët e spitaleve franceze.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco