Mourinho zgjedh lojtarin më të mirë: Askush nuk e kalon atë

Mourinho zgjedh lojtarin më të mirë: Askush nuk e kalon atë

18:00, 26/04/2020

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Jo, asnjëri prej tyre,, pasi për Jose Mourinhon futbollisti më i mirë i historisë së futbollit është një tjetër. 

Edhe pse i njeh shumë mirë vlerat e CR7-ës, të cilin e ka stërvitur te Reali i Madridit, dhe Lionel Messit që ka qenë makthi i tij kur drejtonte Los Blancos, "Special One" ka zgjedhur Ronaldo fenomenin si futbollistin më të mirë në historinë e futbollit. 

Në një intervistë, Mourinho ka thurur elozhe për dy yjet aktualë, Ronaldon dhe Messin, që kanë bërë historinë në futboll në një dekadë e gjysmë pothuajse, por fjalët e "mjaltit" portugezi i ka për fenomenin brazilian.

“Messi dhe Ronaldo kanë pasur një karrierë më të gjatë. Ata kanë qëndruar në majat e futbollit çdo ditë për plot 15 vite. Sidoqoftë, nëse flasim për talentin dhe aftësinë, askush nuk e tejkalon fenomenin. Kur ai ishte te Barcelona me Bobi Robson, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë ndonjëherë. Dëmtimet vranë një karrierë, që do të kishte qenë e pabesueshme”, shprehet Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco