Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kean shkel karantinën dhe shkon në një festë: Everton i zhgënjyer me sjelljen e futbollistit

Kean shkel karantinën dhe shkon në një festë: Everton i zhgënjyer me sjelljen e futbollistit

10:40, 26/04/2020

Pas futbollistit të Manchester Cityt, Kyle Ëalker, një tjetër lojtarë ka thyer rregullat e karantinës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean, i cili është filmuar duke thyer rregullat e distancimit dhe festuar me miqtë e tij, gjë që ka bërë bujë në mediat angleze.                                                             

Është media britanike “ Daily Star”, ajo e cila ka publikuar pajmet nga festa ku merr pjesë edhe futbollisti Italian.

Një burim i afërt me lojtarin i tha gazetës angleze: " Për Moise dhe miqtë e tij rregullat e vendosura nuk kishin rëndësi fare për ta ... festa ishte e egër dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit ".

Klubi i Evertonit nuk ka dhënë  ende një deklaratë zyrtare, por sipas atyre që bën të ditur “Daily Star”, janë të zhgënjyer me videon ku shfaqet nje futbollist i tyre, duke thyer rregullat e vendosura nga qeveria.

“Jemi shumë të zhgënjyer me sjelljen e Moise, pasi ai dhe të gjithë të tjerët duhet të respektojnë rregullat e vendosura. Do të mblidhemi dhe sigurisht që do të marrim masë për këtë papërgjegjshmëri”, tha një prej drejtuesve të Everton për mediat angleze, duke paralajmëruar një gjobë të majme për sulmuesin.

Moise Kean ka pranuar shpesh se i pëlqen të rikthehet në Itali, pasi nuk është i kënaqur me jetesën në Angli, ndërsa për të interesohen klube si Interi, Napoli e Lazio, që duan të përfitojnë nga ulja e vlerës së kartonit këtë verë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco