Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Lotito: Serie-A duhet të rifillojë, ata që e kundërshtojnë...

Lotito: Serie-A duhet të rifillojë, ata që e kundërshtojnë...

08:25, 25/04/2020

Kampionati Italian i futbollit është ende i pezulluar, ndërsa planet për rifillimin e sezonit tashmë janë shpalosur.

Megjithatë, vazhdon të ketë zëra pro dhe kundër rinisjes së sezonit. Së fundmi, deklaratë ka dhënë edhe presidenti i Lazio, Claudio Lotito, i cili shprehet se kampionati duhet të rifillojë.

Ne nuk po flasim për betejen time, ne po flasim për të qenë në dijeni për rrezikun që ekziston, nëse sezoni nuk rifillon”, ka thënë Lotito,.

“Ata që kundërshtojnë këtë, dukshëm nuk e dinë se çfarë po flasin. Industria e futbollit ka shumë fitime, mbi 1.2 miliardë, kështu që duhet konsideruar pasojat nëse nuk rikthehemi. Shpresoj që skuadra ime të rifillojë nga aty ku e la, me përcaktimin e njëjtë dhe dëshirën për të arritur objektivat”, ishin fjalët e presidentit të Lazio.

Skuadrat e Serie A pritet të rifillojnë stërvitjen më 4 maj, ndërsa ndeshjet e para të Kupës së Italisë pritet të luhen më 27-28 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco