Nuk ka titull në Eredivisie, reagon klubi i Ajax

Nuk ka titull në Eredivisie, reagon klubi i Ajax

20:59, 24/04/2020

Ditën e sotme Federata Holandeze e Futbollit vendosi anulimin e kampionatit, si dhe duke njoftuar se nuk do të ketë skuadër kampione, as të rënë nga liga, por as dhe të ngjitur.

I vetmi vendim që mbajti të vlefshme ndeshjet e luajtura deri në pikën kur sezoni u pezullua, ishte ai për garat ndërkombëtare.

Por, kjo mënyrë e vendimit nuk po pëlqehet nga skuadrat. Reagime negative ishin të shumta. Së fundmi ka reaguar edhe klubi i Ajax, të cilët përkundër faktit se ishin liderët e kampionatit dhe nuk morën titull kampion relativizuan situatën.

“Si lojtar, ti dëshiron të bëhesh kampion dhe dëshiron të bëhesh kampion në fushë. Ne kemi qenë të parët në tabelë gjithë sezonin, kështu që është keq që nuk u shpall fitues. Por, duke parë rrethanat, është e kuptueshme mungesa e titullit”, ka thënë Van der Saar.

“Ka probleme më të rëndësishme sesa futbolli, por si lojtar gjithmonë ke ambiciet për t’u shpallur kampion”, ka shtuar shefi i Ajax.

Kujtojmë se reagimet e skuadrave si AZ Alkmaar, Utrecht e Cambuur ishin shumë negative.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco