Hysaj me valixhe në duar, e ardhmja qëndron në pikëpyetje

Hysaj me valixhe në duar, e ardhmja qëndron në pikëpyetje

09:18, 07/04/2020

E ardhmja e Elseid Hysajt te skuadra e Napolit mbetet e paqartë. I sigurt është fakti se momentalisht, futbollisti shqiptar nuk shihet si titullar, por pavarësisht kësaj, trajneri Gennaro Gattuso e konsideron si lojtar të rëndësishëm në grupin e tij. 

Hysaj nuk ka rinovuar ende dhe firma në kontratë mund të varet dhe nga vendimi i Napolit për të shitur ose jo De Lorenzon. Futbollisti titullar kërkohet në Angli dhe në rast se largohet shanset e Hysajt rriten. 

Shqiptari nuk do të nxitohet dhe nëse i premtohen më shumë minuta mund të qëndrojë te Napoli dhe të rinovojë. Rrogë e majme dhe ekip pretendent, te Napoli Hysaj mund të ketë dhe kulmin e karrierës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco