Zv/presidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Nr.2 i klubit katalanas ndodhet në shtëpinë e tij i izoluar dhe po vazhdon të kurohet normalisht.
Ai është pjesëtari i tretë i klubit që infektohet me virusin COVID-19. Disa ditë më parë, u konfirmua se drejtori i Shërbimit Mjekësor të Barcelonës Ramon Kanal dhe mjeku i skuadrës Hoze Antoni Gutierrez ishin infektuar me koronavirus.
Kujtojmë që aktivitetet sportive në Spanjë janë shtyrë pa afat pasi qeveria vendosi vazhdimin e gjendjes së emergjencës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: