Duka në gjysmë karantinë: Dy persona në FSHF u infektuan me Koronavirus

Duka në gjysmë karantinë: Dy persona në FSHF u infektuan me Koronavirus

13:53, 31/03/2020

Covid-19 ka sjellë anulimin e çdo aktivitet sportiv në rang kombëtar duke krijuar kaos dhe mungesë financash. 
Armand Duka, presidenti i FSHF-së, në një intervistë për News24 i bën thirrje qeverisë shqiptare të përfshijë sportin në paketën e kompensimit.

Duka foli ndër të tjera për raportet me kryeministrin Rama në këtë periudhë të vështirë dhe për skenarët e mundshëm se kur mund të rinisë futbolli në vend: “Personalisht jam mirë, nuk jam infektuar, vijoj të jem në gjysmë karantinë, e gjysmë në punë.

Dy pjesëtarë nga stafi i FSHF janë infektuar me Covid-19 dhe të dy tashmë janë shëruar dhe kanë rezultuar negativ. Që atëherë ne i kemi mbyllur zyrat dhe punojmë nga shtëpia siç do bëjmë edhe në vazhdim. 

Reja? Me Rejën flas çdo ditë. Është mirë, por është i mbyllur në shtëpi dhe rregullat në zonën ku jeton ai janë më të forta se këtu.

KARANTINA PËR FUTBOLLIN- Është një situatë e papreçedentë. Është shumë e vështirë të ambientohesh e të vazhdosh jetën në kushte shtëpie. Futbolli është e pamundur të bëhet në gjysmë karantinë. Ne kemi udhëzuar specialistët tanë të këshillojnë futbollistët ta kalojnë sa më mirë këtë situatë. Për njerëzit e futbollit është shumë e vështirë sepse jetojnë një jetë dinamike dhe aktive.

Gjithsesi duhet të përshtatemi me këtë jetë të re dhe shpresoj ta kalojmë sa më shpejt. Gjëja më e keqe është se nuk dihet se kur do të përfundojë dhe nuk e di sesi ta përgatisësh psikologjikisht veten. Lojtarët duan të jenë në fushën e lojës dhe nuk e dinë se kur do të jenë. Megjithatë, ky është një armik, që do luftuar.

VENDIMET E UEFA-s- Kemi kontakte me UEFA-n sepse pas asaj mbledhje janë ndërtuar grupe punë që komunikojnë me të gjitha Federatat dhe sot është një tjetër mbledhje. Nëse do jetë e pamundur apo e parealizueshme, nëse nuk na lejon asnjë nga skenarët do të kemi një tjetër kongres nga UEFA për të marrë vendime të tjera.

KËRKESA PËR NDIHMË FINANCIARE NGA QEVERIA- Me Ramën nuk kam diskutuar për këtë çështje. Në fillim na u duk si lojë dhe se do kalonte shpejt dhe menduam se nuk do kishim nevojë për gjëra të tilla, por tani është situatë ndryshe. Ekonomi më të dobëta se tonat kanë kompensuar aktivitet sportive. Shteti duhet ta kishte krijuar rezervë sepse vetë këta njerëz do e shlyejnë këtë si një borxh nëpërmjet taksave që do paguajnë. Kam besim se qeveria do i ndihmojë futbollistët dhe trajnerët. Është e pamundur që Federata t’i kompensojë me buxhetet që ka, duke mos e ditur sa do shkojë kjo situatë. Ne do bëjmë aq sa kemi mundësi dhe na lejon buxheti ynë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco