Pirlo refuzon të drejtojë Juventusin: Po më pret Barcelona

Pirlo refuzon të drejtojë Juventusin: Po më pret Barcelona

19:28, 29/03/2020

Dy kampionët e botës në vitin 2006, mesfushori Andrea Pirlo dhe mbrojtësi Fabio Canavaro, janë shfaqur në një video live në Instagram, ku ndër të tjera kanë folur për të ardhmen e Pirlos si trajner.

I pyetur nga ish-shoku i tij në përfaqësuesen italiane në lidhje me mundësinë e stërvitjes së Juventus U-23 në të ardhmen, Pirlo e mohoi direkt duke shtuar se ka patur shumë oferta nga jashtë.

“Jo. Shiko kam shumë oferta. Duke lënë shakatë, e kam bërë gati stafin, sepse ndoshta më kërkojnë jashtë më përpara. Barcelona po më pret. Kam patur oferta, por nuk dua të gaboj në lidhje me zgjedhjen e parë”, tha Pirlo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco