Koronavirus: David De Gea i dhuron 300,000 euro Komunitetit të Madridit

Koronavirus: David De Gea i dhuron 300,000 euro Komunitetit të Madridit

22:45, 27/03/2020

Ditët kalojnë dhe numri i të infektuarve me koronavirus vijon të rritet, veçanërisht në Spanjë.

Donacionet për t’iu ardhur në ndihmë autoriteteve shëndetësore po rriten dita ditës dhe sot mësojmë se David De Gea e ka bërë një të tillë.

Për të ndihmuar spitalet të investojnë në pajisje mjekësore, portieri i Manchester United bëri një dhurim anonim prej 300,000 eurosh për Komunitetin e Madridit, vendi ku u rrit.

Ishte presidentia e komunitetit të Madridit, Isabela Diaz Ayuso, që e bëri publik këtë lajm, me anë të një postimi në faqen e saj në twitter, ajo tha:  Faleminderit David De Gea! Ndihma e madhe që i keni dhënë Komunitetit të Madridit do të jetë çelësi për të luftuar COVID-19. Përjetësisht mirënjohës dhe krenar për ju, ” shkroi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco