Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

'E ndjeja trupin shumë të rëndë', flet Dybala: Tani jam mirë, po përpiqem të bëj...

'E ndjeja trupin shumë të rëndë', flet Dybala: Tani jam mirë, po përpiqem të bëj...

16:43, 27/03/2020

Disa ditë më parë, Juventus dha lajmin se Paulo Dybala kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjithashtu e infektuar me virusin famkeq ishte dhe bashkëshortja e Paulos, Oriana dhe që prej asaj kohe të dy janë izoluar.

Së fundmi 26 vjeçari ka dhënë një intervistë, ku ka treguar se pas disa simptomave që kishte disa ditë më parë, tani është mirë.

Gjithashtu sulmuesi argjentinas rrëfen se si e kaloi momentin më të vështirë së bashku më partneren e tij.

“Unë tani jam mirë, madje shumë më mirë. Pas disa simptomave që kisha në ditët e kaluara, tani jam mirë. Po përpiqem të bëj disa ushtrime. Në ditët e mëparshme kisha probleme me frymëmarrjen dhe nuk mund të bëja asgjë, e ndjeja trupin tim shumë të rëndë dhe më dhembnin muskujt. Për fat të mirë unë së bashku me partneren time tani jemi mirë. “, u shpreh Dybala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco