Lewandowski e zbulon: Ronaldo dhe Ramos më kërkuan të nënshkruaja me Realin

Lewandowski e zbulon: Ronaldo dhe Ramos më kërkuan të nënshkruaja me Realin

14:15, 26/03/2020

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kërkonte që Lewandowski të ishte pjesë e skuadrës së tij.

Kontaktet me agjentët e polakut ishin të vazhdueshme, dhe këtë e pranon edhe sulmuesi i Bajernit. Gjatë një interviste për “SportBild”, sulmuesi polak konfirmon se Reali përdori edhe dy prej yjeve të skuadrës për ta bindur atë të shkonte në Madrid.

“Po, është e vërtetë, kam komunikuar disa herë me Ronaldon dhe Ramosin. Ata më kanë sugjeruar për të shkuar te Reali. Por më duhet të them që nuk jam bërë pishman që zgjodha Bayernin.

Këtu po luaj në një nga klubet më të mëdha në botë. Jam i lumtur, skuadra është rritur shumë dhe shpresoj që të arrijmë objektivat sezonale”, tha Lewandowski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco