Covid-19, Napoli: De Laurentiis bllokon lojtarët, nuk i lejon të...

Covid-19, Napoli: De Laurentiis bllokon lojtarët, nuk i lejon të...

16:49, 25/03/2020

Kampionate të pezulluara, lojtarë të izoluar … Epidemia e koronavirusit po detyron botën e futbollit të përshtatet me një situatë aspak të zakontë.

Ndërsa disa klube kanë lejuar lojtarët e tyre të huaj të kthehen në vendet e origjinës gjatë periudhës së pezullimit, të tjerët kanë qenë kategorikisht kundër  për këtë çështje. 

Ky është rasti i presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis. "Sportmediaset" ka zbuluar se numri një i klubit napolitan refuzon që lojtarët e tij të huaj të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Dhe për këtë, të gjithë futbollistët e huaj të klubit janë urdhëruar të qëndrojnë në Napoli. De Laurentiis dëshiron të shmangë një periudhë tjetër izolimi, e vlerësuar në 14 ditë, kur lojtarët të kthehen nga vendet e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco