VIDEO/ Golazoo...Armando Sadiku feston si i çmendur kur shënon Vinicius

VIDEO/ Golazoo...Armando Sadiku feston si i çmendur kur shënon Vinicius

17:18, 02/03/2020

Real Madrid mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”.

“Los Blancos” triumfoi me rezultatin e pastër 2-0.  Padyshim që kjo fitore gëzojë shumë tifozët e skuadrën në mbarë botën. Një ndër ta ishte dhe sulmues i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku.

Elbasanasi është filmuar nga partnerja e tij teksa feston si i çmendur golin e sulmuesit brazilian, Vinicius Junior, i cili në minutën e 71, hapi rrugën fitores së skuadrës madrilene. Sadiku është çuar në këmbë dhe feston teksa përsërit disa herë shprehjen e famshme spanjolle “golazo”.

Ai nuk mjaftohet me kaq, por nga “repertori” i tij ndoshta pa dashje del edhe një fjalë jo dhe aq e hijshme. “Shk***ato”, thotë sulmuesi, i cili i jep edhe pak nuanca spanjisht. Më pas ai me shaka shprehet se shpreson të mos anulojnë golin për pozicion jashtë loje të Vinisius.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco