Shkarkimi? Ja çfarë thotë trajneri i Partizanit pas turpërimit në derbi

Shkarkimi? Ja çfarë thotë trajneri i Partizanit pas turpërimit në derbi

21:59, 28/02/2020

Pas turpërimit 5-1 në derbi, trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani nuk e ka ndërmend të largohet nga drejtimi i stolit të kuq.

Në një prononcim për emisionin "Gol pas Goli", Sormani theksoi se punon shumë dhe nuk e pret shkarkimin nga presidenti i Partizanit.

A keni frikë se mund të shkarkoheni? "Unë nuk kam frikë nga asgjë, sepse punoj nga mëngjesi deri në darkë. Vazhdoj me kokën lartë. Presidenti mund të bëjë vlerësimet e veta, jam i vendosur t’i shkoj deri në fund kësaj pune. Duhet të gabosh kur je me një lojtar më pak. Për 18 minuta ishim në gjendje të mirë. Kur ishim me 1 lojtar më pak, duhet të rrezikonim gjithçka. Arritëm të krijonim dhe raste të tjera. Nuk u ndje superioriteti numerik. Në ndeshje u gabua pasi ndeshja u kompromentua. Mendoj se për 60 minuta krijuam raste dhe në inferioritet numerik, sigurisht kur je edhe me një lojtar më pak në fushë, e vuan se rrezikon më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco