‘Nxehet’ derbi i kryeqytetit, Tirana publikon VIDEO-n motivuese për tifozët

‘Nxehet’ derbi i kryeqytetit, Tirana publikon VIDEO-n motivuese për tifozët

13:35, 27/02/2020

Ditën e premte në orën 19:00, Tirana do të presë në “Air Albania” Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë si pritës do të synojnë që të mbushin stadiumin plot dhe në ndihmë të kësaj stafi organizativ i FSHF ka vendosur të shfrytëzojë rrjetet sociale për të ftuar tifozët të ndjekin derbin e kryeqytetit.

Klubi i Tiranës ka publikuar një video mjaft interesante, ku protagonstë janë po ata që shohim zakonisht në fushën e lojës.

Video fillon me pamje të qytetit dhe me shprehjen, “Ky është qyteti ynë”. Më pas fillojnë të shfaqen të gjithë lojtarët një e nga një, që kanë përgjegjësinë që të gjithë bashkë të thonë: “Të premten ju presim. Të gjithë bashkë, vetëm për një qëllim. Me besimin që do ia dalim për misionin final. Të vazhdojmë me këtë ritëm për ngjyrat bardheblu. Një kryeqytet, një kryeskuadër, një kryevepër, Tirona”, përfundon promo e klubit 24 herë kampion të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco